Osmani: Besimi mes Athinës dhe Shkupit kyçe për zgjidhjen e çështjes së emrit

Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani në prag të vizitës së sotme në Greqi deklaroi se Shkupi dhe Athina punojnë në ndërtimin e besimit dhe se vetëm në atmosferë të tillë, është e mundur të bëhet përpjekje për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët rreth dallimeve për emrin.

Osmani, në një intervistë për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve – IBNA, përsërit se gjashtë muajt e ardhshëm janë një shans historik për Republikën e Maqedonisë për të bërë një hap serioz në agjendën euroatlantike dhe që përfundimisht të mbyllë çështjen e anëtarësimit në NATO, të hapë perspektivën e negociatave  për aderim në BE. Në planin vendor fokusi është në reformat në sferat prioritare.

“Paralelisht me këtë po punojmë edhe për forcimin e mirëbesimit me Athinën si mundësi e vetme për krijimin e atmosferës në të cilën do të mund ta mbyllim çështjen e emrit. Kjo është një politikë e harmonizuar e Qeverisë dhe në funksion të kësaj do të jetë edhe vizita ime në Athinë”, thotë Osmani.

Aktualisht, siç theksoi, objektivi ynë kryesor është të intensifikojmë komunikimin mes Shkupit dhe Athinës, duke iu përkushtuar  me këtë rast me sinqeritetit masave të krijimit të mirëbesimit mes shoqërive tona të afërta e mike.

Zëvendëskryeministri thekson se vetëm në atmosferë të tillë të mirëbesimit është e mundur të gjendet zgjidhja e përbashkët, e pranueshme, lidhur me dallimet për emrin, për çka besoj se gjatë periudhës së ardhshme do të kemi rezultat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button