Dështoi votimi i gjykatësve kushtetues dhe ligjit të gjuhëve

Kuvendi në seancën e sotme nuk arriti që t’i votojë ligjin për gjuhë dhe gjykatësit e rinj kushtetues sepse nuk kishte kuorum te shumica parlamentare. Në sallën parlamentare ishin të pranishëm 52-deputet, ndërsa vendimet sillen me votat e shumicës së numrit të përgjithshëm të deputetëve, gjegjësisht për ligjin për gjuhë dhe për gjykatësit kushtetues janë të nevojshme 61 vota “për”, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e shtyu votimin për të enjten në orën 12. Seanca mbaroi pa diskutim sepse asnjë nga deputët e pranishëm nuk u paraqit që të marr fjalën. Deputetët e opozitës së VMRO-DPMNE-së, siç vendosën ata, nuk morën pjesë në seancë.

Seanca sot filloi me dy orë vonesë.

Ndryshe, për gjykatës kushtetues kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov ka propozuar Osmanin Kadriun dhe Darko Kostadinovskin.

LEXO: Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do të kthehet në Kuvend derisa nuk krijohen kushte për funksionim normal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button