Kryemadhi: Rama frikacak

Dy ditë pas deklaratave të Ramës nga Asambleja e Partisë Socialiste, se Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e cila ka bllokuar reformën dhe ka frikë nga drejtësia ka ardhur edhe reagimi i Monika Kryemadhit.

Në një dalje për mediat kryetarja e LSI-së i është përgjigjur këtyre akuzave, duke thënë se ai që ka frikë është Rama.

“Zoti Rama në fakt duke qenë se është frikacak vet, mendon se të tjerët janë frikacak. Unë i them se LSI nuk është parti e frikës dhe as më pak unë. Shumë shpejt mund të jetë një i pandehur për drejtësinë. Ka pafundësisht gjëra për të pasur frikë. Drejtësinë e vendosin institucionet dhe jo ai”, u shpreh Kryemadhi, trasnmetojnë medie nga Tiran .

Ndërsa e pyetur nëse ka prova që mund të dërgojnë Ramën si të pandehur, ajo u përgjigj se tashmë LSI ka dorëzuar një akt padi në prokurori.

“Sa të duash ka prova për Ramën, por ne kemi dorëzuar një akt padi në prokurori. Pasi ai ka bërë thirrje për grabitjen e votave LSI-së.

Më herët ajo bëri edhe një bilanc të vitit që lamë pas dhe këtij të riut, ku sipas LSI, 2018 do të jetë një vit shumë i vështirë jo vetëm për politikën shqiptare por edhe për ekonominë e vendit.

“2018 do të jetë një vit shumë i vështirë jo vetëm për politikën shqiptare por edhe për ekonominë. Viti 2017 që hodhëm pas krahëve ishte një vit që solli ndryshime të deformuara jo vetëm në politikën shqiptare por edhe në jetën ekonomike. 2017 ishte viti i zgjedhjeve kriminale që njollosën politikën shqiptare dhe parlamentin e saj duke e kthyer në paralmentin e madatave të drogës.

Ishte viti i kanabizimit dhe trafikut të drogës, ishte viti i kapjes së shtetit dhe ky amgal krimesh çoi për pasojë bllokimin dhe shkatërrimin e reformës në drejtësi. Sjellja kriminale e kupolës së Rilindjes në 2017 solli një situatë ekonomike të tej mase të lodhur dhe të stërmunduar, deprimuese dhe dekurajuese për shqiptarët.

Ekonomia shqiptare është një ekonomi me bazë konsumi ku mungojnë në mënyrë drastike investimet e mëdha të huaja, koorporatat e huaj dhe kjo vjen edhe si rezultat i keqqeverisjes, e cila ka shënuar rekorde negative ku për herë të parë në vitin 2017 investimet e huaja kanë qenë zero.

Pra do të thotë mijëra vende pune më pak dhe thellimin e papunësisë në shkallë galopante e cila është bërë shkaku i shpërnguljes dhe largimit të shqiptarëve nga Shqipëria”, tha Kryemadhi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button