KFOR-i mohon se ka informacione për trazira në Kosovë (Video)
KFOR-i ka përgënjeshtruar komandantin e ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq se në Kosovë mund të ketë trazira.
Dikoviq kur vizitoi ushtarët serb në kufi me Kosovën, u tha atyre se ka marrë informacione nga komandanti i KFOR-it se mund të ketë trazira në kufi dhe në brendi të Kosovës.
Por zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, Vincenzo Grasso nuk e ka idenë pse gjenerali Dikoviq një ditë më parë të ketë dhënë një deklaratë të tillë, njofton Klan Kosova.
Sipas misionit të NATO-s, kufijtë janë të sigurt dhe se nuk ka shenja për tensione.