LSI letër kryeprokurores Arta Marku

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar zyrtarisht një letër ditën e sotme Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku ku përcillet shqetësimi mbi veprimet antiligjore dhe thirrje antikushtetuese të Kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë dhe kërkohet informacion mbi hetimin e kësaj çështje.

“LSI ka dërguar pranë institucionit tuaj një material të detajuar me nr.142/2 prot, datë 17.06.2017, me lëndë: “Përcillen shqetësime mbi veprimet antiligjore dhe thirrje antikushtetuese të Kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë, për pjesëmarrje dhe aktivizimin e punonjësve të policisë së shtetit në fushatë dhe aktivitet elektoral në mbështetje të PS”, ku provohet shkelja e ligjit dhe Kushtetutës nga ana e Kryeministrit.

Kërkojmë nga ana juaj, të na informoni mbi  hetimin e kësaj çështje nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme”, shkruhet në letrën e LSI-së. /Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP