Zvicër, dy gra shqiptare gjenden të vrara në një apartament

Zvicër, dy gra shqiptare gjenden të vrara në një apartament08 JANAR
Dy gra nga Kosova janë gjetura të vdekura në një apartament në Zvicër. Mediave vendase bëjnë me dije se është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, një 54 vjeçar nga Kosova.

Ishte e qartë që në fillim për hetuesit, se dy gratë kishin ndërruar jetë nga një vdekje e dhunshme tha policia kantonale e Aargaut. 54-vjeçari u arrestua për dyshime urgjente.

Viktimat janë dy gra të rritura që, sipas dyshimeve fillestare, vijnë nga mjedisi familjar i të paraburgosurit. Sipas policisë kantonale Aargau, një viktimë është një 38-vjeçare shqiptare. Ajo duhet të jetë gruaja e të arrestuarit kosovar, transmeton Alsat M.

Identiteti i gruas së dytë ende nuk është sqaruar përtej dyshimit. Por ajo gjithashtu dyshohet se është nga rrethi familjar i viktimës tjetër.

Për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes, prokurori Brugg-Zurzach ka urdhëruar autopsinë e trupave të tyre.

Motivet e krimi janë ende të paqarta, derisa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë ’20minuten’ se çifti nuk ishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

Motivi dhe sfondi i veprës së përgjakshme janë ende të paqarta. Si pjesë e një hetimi kriminal të hapur nga zyra e prokurorit publik, policia kantonale e Aargaut ka filluar hetimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button