Usain Bolt “blerja” e re e Dortmund

Nuk ka hequr dorë kurrë nga ëndrra për t’u shndërruar në një futbollist profesionist dhe për të veshur një ditë fanelën e skuadrës së tij të zemrës.

 Usain Bolt deklaroi për Sunday Express se në muajin mars do të testojë veten me Borusian e Dortmundit për të provuar që të bëhet futbollist profesionist dhe një ditë të veshë fanelën e Manchester United, transmeton Top Channel. 

“Kjo provë do të më mundësojë të kuptoj se çfarë mund të bëj me topin në këmbë. Nëse tek Borusia do të më thonë që jam i mirë dhe që kam nevojë vetëm për pak trajnim, do t’i përvishem punës dhe do të trajnohem”, thotë ai.

Kampioni e rekordmeni i shumëfishtë i atletikës ndjehet nervoz.

“Zakonisht nuk jam nervoz, por këtu bëhet fjalë për futbollin dhe është normale. Do të më nevojitet pak kohë për t’u përshtatur, por jam i sigurtë se sapo të kem luajtur disa ndeshje, do të ambientohem”, deklaron Bolt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button