Cisterna që po digjet “në rrezik të shpërthimit”

Janë rritur shqetësimet për një fatkeqësi mjedisore në Detin e Kinës Jugore, pasi vazhdon rrjedhja e naftës nga një anije-cisternë, edhe dy ditë pas përplasjes së saj me një anije mallrash, transmeton REL. 

Zyrtarët kinezë i thanë medias shtetërore se anija-cisternë Sanchi është në rrezik të shpërthimit dhe fundosjes.

Ekipet e shpëtimit që kanë bërë përpjekje të arrijnë cisternën e djegur, janë zmbrapsur nga retë toksike, tha Ministria e Transportit e Kinës.

Trupat e 30 shtetasve të Iranit, dy të Bangladeshit dhe një anëtari të ekuipazhit janë gjetur. Të tjerë mbeten të zhdukur.

Përplasja e anijes-cisternë nën flamurin e Panamasë me një anije të Hong Kongut ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.

Shkaku i saktë i përplasjes nuk dihet ende.

Sanchi ka qenë duke bartur naftë nga Irani në Korenë e Jugut.

Cisterna, e drejtuar nga operatori kryesor i transportit të naftës në Iran, ka pasur në bord 136,000 tonelata lëndë kondensimi, që është një version i lehtë i naftës së papërpunuar.

Kjo lëndë është shumë toksike dhe shumë më shpërthyese se nafta e rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button