Papa Françesku: Zjarri bërthamor mund të fillojë rastësisht

Papa Françesku në fjalimin e njohur si “Gjendja në botë” apelon deri te gjithë kombet ta mbështesin dialogun me qëllim që të zvogëlohen tensionet e Gadishullit korean dhe të punohet në ndalesën ligjore obliguese të armës bërthamore.

“Arma bërthamore duhet të ndalohet”, deklaroi kreu i Kishës katolike, duke cituar një dokument të publikuar nga papa Jovani i  23-të gjatë Luftës së Ftohtë.

Papa Françesku potencoi se “nuk mund të mohohet se zjarri mund të fillojë rastësisht ose në kushte të paparashikuara”.

Apeli i papës deri te diplomacitë është një ditë para bisedimeve midis Koresë Veriore dhe Koresë Jugore, të cilat do të orientohen në pjesëmarrjen e sportistëve koreanoveriorë në Lojërat dimërore olimpike në qytetin koreanojugor Pheongçang.

Papa ka bërë thirrje edhe për ruajtjen e status kuosë në Jerusalem, pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp nga fundi i vitit të kaluar solli vendim për njohjen e tij për kryeqytet të Izraelit.

Ai u përqendrua edhe në ndryshimet klimatike, duke iu referuar shteteve për ta respektuar Marrëveshjen e Parisit për zvogëlimin e emisioneve të dioksidit të karbonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button