Renova i fillon përgatitjet me dy përforcime

Edhe skuadra e Renovës që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë nga sot ka filluar me fazën e përgatitjeve, ndërkohë te Renova sot në grumbullimin e trajnerit Vllatko Kosotov është paraqitur edhe përforcim i parë Dejan Cvetanoski. Gjithashtu sipas disa portaleve mësohet se Renova është pranë arritjes së marrëveshjes edhe me futbollistin brazilian Fernando Silva, i cili ishte pjesë e skuadrës së Pelisterit.

Me këtë “gipspunuesit” nga Xhepçishti bëjnë përforcimet e para të janarit, pasi nga skuadra ishte larguar Argjent Gafuri, i cili përforcoi radhët e Flamurtarit të Vlorës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button