Jo inateve, politika do moral

Dua të jem miku i botës

Armikun ta bëj për vete

Dua të kem forcë të madhe

Armikun ta bindi për paqe

Dua që mos të merrem me armikun

Miku qenka më i vrazhd se ai

Dua të jem i sinqert me ju

Politikani është armiku im.

Sigurisht, është e qartë se shqiptarët proçesin politik të vetin e nisën nga mëvetësimi i shtetit dhe më vitin 2001 e përshpejtuan, kurse më pasë u krijua rrëmujë nga paaftësia dhe shkurtpamësia e udhëheqësve politik. Nga ai vit deri më sot kemi deformim të spektrit politik shqiptar. Nga cila do anë që të shikohet ne jemi humbës. Kësaj here dua që ta konkretizoj këtë deformim, për të thënë se edhe politika dhe politikbërja ka nevojë dhe duhet udhëhiqet me anë të moralit. Gjitha veprimet, janë bë me vetëdije për të përbuzur popullin. Nacionalizmi u bë vetëm një lojë për të menaxhuar politikanët politikën ditore gjatë kohë. Ky test i qeverive kishte edhe sukses, ngase nacionalizmi i njerëzve të thjeshtë është si pasoj e shpërbërjes politike. Shqiptarët duke jetuar me mjerim të thellë politike, u munduan të krijojnë subjekte politike që me seriozitet do të meren me çështjet që deri më sot nuk kanë gjetur mirëkuptim dhe miratim nga elita politike maqedone.

Edhe pse mendohet se krijimi i subjekteve të reja politike i dëmtojn proceset, teori kjo e dalur nga “perandorët politik” të mbyllur nëpër zyra të errëta, përditshmëria jonë e thotë të kundërtën. Hapat e para për zhvillim demokratik mbrenda një subjekti i cili më ishte harxhuar dhe nuk kishte mënyra për ndryshim i bëri Imer Selmani me Demokracin e Re, për tu pasuar nga Ziadin Sela i cili në fillim u mundua për reforma mbrenda partisë, duke përjashtuar çdo përshkallëzimin të krizës, si dhe duke mos dashur të humbë kohë, formoi partinë e vet, LR PDSH. Ambienti politik, angazhimet, veprimet e Demokracia e Re ishin të pakta, dhe kjo si rezultat i atyre që mendojn pluralizmin politik ndryshe. Demokracia e Re u luftua nga politikanët shqiptar me shantaze, vjedhje votash, kërcënime dhe shumë metoda tjera. Sot, ajo i takon historisë. Lufta me metoda të njejta ishin orientuar edhe kundër Ziadin Selës, mirëpo jo vetëm se mbijetoi politikish, ai arriti që të bëjë shkëputje të thellë të votuesve të PDSH dhe duke prishur rehatllëkun  e BDI.

Dalja në skenë e Lëvizjes Besa krijoi gjithashtu edhe një mundësi më tepër që shqiptarët të orientohen politikisht dhe shpresë për lindjen e diellit edhe te shqiptarët. Pra, shqiptarët kishin një opozit shumë të fortë, aktive dhe politikisht të pastër, larg çdo krimi politik. Realisht, me kalimin e kohës sikur humbën fuqin. Veprimet dhe reagimet e ngadalshme të opozitës shqiptare, zënkat mes tyre te natyrave të ndryshme, nga orientimi politik deri te ajo se kush duhet mbajtur bajrakun, tek pozita shqiptare u mirëprit, që të mere frymë dhe të vazhdoje me ritmin e tyre. Dhe kështu ndodhi, zgjedhjet e parakohshme ishin mësim për opozitën shqiptare. Jo vetëm se humbëm disa mandate, por BDI i’u dha mundësia përsëri, për shkak të numrave të deputetëve, të ketë fjalën kryesore në qeverin “reformatore”.

Çka fituan shqiptarët? Ate që me vite e dëgjojmë, një mal premtime. Nga aspekti politik, edhe kjo qeveri për çështje madhore vepron në stilin e vjetër komunist: sot jo, neser po. Ditët kalojn ne mbetemi te e njejta situatë që ishim dhjetë vitet e fundit, çdo herë duke vrapuar pas trenit! Mënyra e funksionimit të qeverisë “reformatore” nuk dallon nga ajo që ishte më parë. Ende veprohet me ndihmën e grupeve, klaneve që për synim kanë përfitime personale. Loja e BDI në qeveri është shqetësuese. Kjo më mire kuptohet me përkrahjen që ju jep deputeti rom Hamdi Bajram, një deputet diskutabil.

Lufta më e madhe është bë për largimin e LR PDSH nga qeveria se sa për avancimin e kërkesave shqiptare. Një politik e till është e dënueshme që nuk falet. Improvizimi i minsitrave apo zëvendës kryeministrave nuk është zgjidhja e problemeve, për problemet duhet angazhuar, të krijohet strategji që proceset mos të zvarriten sikur Marrëveshja e Ohërit që miratimi duheshte të përfundoj më vitin 2004. Në vend se të ecim para ne kthehemi në kohë. Bashkimi i opozitës shqiptare gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale u mirëprit edhe pse i vonuar. Zërat e frikësuar për nder të karriges qeveritare u zbehen nga jehona e zërave të popullit që kërkonin ndryshime, siguri dhe drejtësi. Votat e fituara janë mesazhi më i fuqishëm se një bashkim i tillë mund të jetë  vendimtare që në të ardhmen Aleanca me Besë mund të jetë pjesë e qeverisë. Mirëpo, rrethanat e krijuara, përçarja mbrenda Lëvizjes Besa po e përkeqëson situatën në bllokun opozitar.

Me ate kush ka të drejtën e vulave nuk dua të merrem, mirëpo më shqetëson fakti se një mosmarrëveshje e vogël mund të shndërrohet në konflikt që krijon hendek të thellë. Ndaj, duke qenë jasht politikës aktive, por përkrahës  i çdo politike të moralshme, e konsideroj si të domosdoshme vazhdimin e politikës së deritashme të Lëvizjes Besa, që duhet ti tejkaloje mënyrën e politikës që sjell ndarje. Politika nuk ka vlerë nëse konfliktet e zënë vendin e dialogut dhe demokracisë mbrenda një subjekti politik. Ashtu siç kërkojm nga BDI që mos të jetë  gur varri në qeveri, po ashtu kërkojm edhe nga secila parti që ti jepet përparësi  komunikimit të mbrendshëm dhe të jashtëm.

Në vend të ndarjes le të afrohen, përgjegjësia bie mbi të gjithë, le të vendosin organet partiake në kongres. Çdo parti duhet pastruar, ky pastrim nuk duhet bërë me nënçmime dhe ofendime. Ndeshjet e të gjitha llojeve, përjashtimet, përplasjet kanë një udhë, ata prodhojnë vetëm humbës. Mos humbni kohë, proceset politike dikush duhet ti përfundoj, mandje ju jeni ata që keni marrë barën mbi supe, ju përfaqësoni popullin, kurse populli ua dha mundësin, por edhe ju dënon. Respektohuni që të jeni të respektuar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button