Shkupi në Antalia luan me ekipet nga Liga e Kampioneve

Skuadra e FC Shkupi tani më ka tri ditë që ka filluar me fazën e parë të përgatitjeve, që sot do të transferohen nga salla e mbuluar, në terren të hapur. Ndërkohë kryesia e klubit tani më ka aranzhuar edhe ndeshjet kontrolluese që ekipi do të zhvillojë gjatë qëndrimit 15 ditor në Antalia, të Turqisë, ku edhe do të kryhet faza kryesore e përgatitjeve.

Sigurisht se për këtë fazë janë kërkuar kundërshtarë me përvojë të madhe ndërkombëtare, që futbollistët të kenë një impenjim më të madh dhe sa më të përgatitur ta fillojnë fazën e parë të kampionatit pranveror. Pikërisht për këtë emra të mëdhenj si Qarabağu e Anzhi janë kundërshtarët me të cilët do të fillojnë dhe mbarojnë kontrollueset.

Ndeshjen e parë Shkupi e luan me 25.01.2018 kundër kampionit të katërfishtë të Azarbejxhanit, i cili gjithashtu ka fituar edhe katër tituj të Kupës, ndërsa ka pas vete edhe pesë paraqitje në garat e Ligës së Kampionëve të Evropës dhe shtatë herë pjesëmarrës në Ligën e Evropës.
Ndeshjen e dytë dhe të tretë FC Shkupi do të ketë për kundërshtarë dy skuadra që garojnë në Premier Ligën e Ukrainës, FC Stal Kamianske dhe Chernomorets Odesa, ndeshje këto që do të zhvillohen me datë 27.01.2018 dhe 02.02.2018. me 30 janar të vitit 2018 përballje do të ketë edhe me skuadrën nga liga e dytë e Hungarisë, Csákvári TK, ndërsa faza e ndeshjeve kontrolluese mbyllet me duelin e fundit kur përballë do të ketë ekipin e Anzhit nga Premier Liga e Rusisë.

Por deri në kohën kur ekipi do të udhëtojë për në Turqi, trajneri Ardian Nuhiu është duke punuar që të zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese gjatë kësaj faze, fillimisht me 14 janar do të luajë ndeshje kontrolluese kundër të rinjve nga shkolla e futbollit, ndërsa me 18 janar është kontrolluesja e fundit, ku së shpejti pritet dhe konfirmimi i skuadrës kundërshtare./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button