Në Iran kërkohet ndalimi i mësimeve në gjuhën angleze

Një zyrtar i lartë për edukim në Iran, ka bërë thirrje që të ndalohet mësimi i gjuhës angleze në shkollimin fillestar, pas paralajmërimeve të liderëve islamikë se kjo gjuhë ka dërguar në “pushtimin kulturor” nga ana e Perëndimit, transmeton REL.

Shefi i Këshillit për Edukim të lartë, Mehdi Navid-Adham, ka thënë për një television shtetëror se “mësimi i gjuhës angelze në shkollat qeveritare dhe ato jo-qeveritare është kundër ligjeve dhe rregulloreve”.

“Qëllimi kryesor është që në edukimin fillestar të mësohen themelet e kulturës iraniane për nxënësit”, ka thënë ai.

Në Iran gjuha kryesore është ajo persishte, derisa mësimet e para të fëmijeve në gjuhën angeleze fillojnë kur ata janë në moshën 12-14 vjeçare, ndonëse tek disa shkolla mësimet mund të fillojnë edhe më herët.

Ende nuk është e qartë nëse ndalimi ka filluar të zbatohet.

Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, më 2016 pati shfaqur shqetësimet e tij për “mësimet e gjuhës angleze në kopshte të fëmijëve”.

Më 2017, agjencia e Inteligjencës iraniane ka ndaluar publikimin e një libri në gjuhën kurde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button