2 penallti kundër, Arsenal i jep lamtumirën FA Cup

Arsenali është eliminuar nga FA Cup, ndonëse përballë kishte modestët e Nottingham, transmeton Top Channel.

“Topçinjtë” e Wenger humbën me rezultatin 4-2, duke u detyruar t’i japin lamtumirën këtij kompeticioni që në fazën e 1/32-ave.

Pa shumë prej titullarëve në fushë dhe me 2 penallti për kundërshtarët, të akorduara në 45-minutëshin e dytë, Arsenali u duk i pafuqishëm për të shmangur eliminimin.

Nga ana tjetër, vendasit ishin shumë të motivuar dhe luftuan shumë për fitoren, ndërsa e mbyllën takimin me 1 futbollist më pak.

Më herët, Tottenhami siguroi kualifikimin falë fitores 3-0 ndaj Wimbledonit. Edhe në FA Cup, Harry Kane vijon të lërë gjurmët e tij, teksa shënoi një 2-golësh sot, ndërsa goli i tretë erdhi nga mbrojtësi Vertonghen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button