Shpërthim në Siri, dhjetëra viktima e të plagosur

Të paktën 23 persona u vranë dhe shumë të tjetër u plagosën si pasojë e shpërthimi të fuqishëm në qytetin rebel të Idlibit në veriperëndim të Sirisë, transmeton Top Channel.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se shpërthimi goditi shtabin e një fraksioni të vogël rebel, ndërsa raporte të tjera thonë se bëhet fjalë për xhihadistë. Pavarësisht objektivit të shpërthimit, një pjesë e mirë e viktimave janë civilë.

Ende nuk është e qartë shkaku i shpërthimit dhe dëshmitarë të ndryshëm flasin për një autobombë apo një sulm ajror nga një dron. Sipas observatorit sirian, një organizata që monitoron konfliktin përmes aktivistëve dhe burimeve të saj në terren, ekipet e vullnetarëve po punojnë që të nxjerrin viktimat dhe të plagosurit nga ndërtesa e dëmtuar dhe nga shtëpitë pranë saj.

Observatori bëri me dijë se grupi në objektiv të sulmit ishte Ajnad al-Qawqaz, ku përfshihen qindra luftëtarë aziatikë. Ky grup lufton përkrah frontit Fateh al-Sham, ish degë e Al Kaedës, kundër qeverisë siriane. Provinca e Idlibit në kufi me Turqinë është një nga fortesat e fundit të forcave opozitare. ushtria siriane dhe aleatët e saj janë zotuar se do ta rimarrin kontrollin e saj dhe gjatë javëve të fundit përleshjet në Idlib janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP