BE-ja do ta ftojë shefin iranian të diplomacisë në bisedime për protestat në Republikën Islamike

 Bashkimi Evropian ka vendosur ta ftojë në Bruksel diplomatin e parë të Iranit, Mohamed Xhavad Zarif me të cilin do të bisedojë për protestat në shtet. Këtë e kumtoi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë Zigmar Gabriel.

“Biseduam përmes telefonit me kolegun iranian dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini dhe u dakorduam ta ftojmë ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit nëse është e mundur javën e ardhshme”, deklaroi Gabriel për Ce-De-Ef, pa dhënë detaje.

Në protestat në qytetet në Iran të cilat kanë zgjatur pothuajse një javë e kanë humbur jetën 21 persona, Një numër i madh u plagosën.

“Tani më kumtuam se e mbështesim lirinë e demonstratave dhe se shteti duhet ta mbështesë këtë”, shtoi ministri gjerman.

Gabriel theksoi se SHBA-ja “po përgatitet ta anulojë marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit me çka do ta anulojë një sukses në përpjekjet për ta penguar zgjerimin e atomit ushtarak në botë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button