OBSH ngre alarmin: Varësia nga video-lojërat, një çrregullim mendor!

Varësia ndaj video-lojërave klasifikohet për herë të parë nga OBSH si një çrregullim i shëndetit mendor. Në Klasifikimin e 11-të Ndërkombëtar të Sëmundjeve OBSH do të përfshijë edhe çrregullimin nga lojërat kompjuterike. Kjo listë e përditësuar e sëmundjeve, që pritet të publikohet në vitin 2018, përmban informacione në lidhje me sëmundje të ndryshme, shenjat dhe simptomat, dhe do të përdoret nga mjekët dhe shkencëtarët për të diagnostikuar sëmundjet.

Në shumë shtete varësia ndaj lojërave është cilësuar si një problem shëndetësor. Madje në disa prej tyre, si në Britani për shembull, janë hapur edhe klinika private që trajtojnë këtë gjendje.

Në udhëzuesin e ri, që pritet të publikohet së shpejti, thuhet se sjellja jonormale ndaj lojërave duhet të jetë e dukshme gjatë një periudhe prej të paktën 12 muajsh “për të caktuar një diagnozë”, por shton se periudha mund të shkurtohet “nëse simptomat janë të rënda”.

Disa nga simptomat e saj janë:

  • Humbja e kontrollit mbi lojërat kompjuterike (shpeshtësi, intensitet, kohëzgjatje)
  • I jepet më shumë prioritet video-lojërave
  • Vazhdimi me lojërat kompjuterike pavarësisht pasojave negative

Në Korenë e Jugut ndalohet me ligj përdorimi i video-lojërave nga mesnata në orën 6 të mëngjesit, në Japoni minorenët lajmërohen përmes njoftimeve të rrinë larg tastierës dhe komandave të kompjuterit, ndërsa në Kinë, gjiganti i internetit Tencent ka kufizuar orët që fëmijët mund të luajnë lojërat e tyre më të njohura.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button