Shkupi zyrtarizoi Ljamçevskin, prezantimi të mërkurën (FOTO)

Pasi ditë më parë ishte përfolur për disa emra se mundë të jenë përforcimet e para të FC Shkupit, në këto çaste sapo është arritur marrëveshja me përforcimin e parë të afatit kalimtar të janarit, ndërsa ai është futbollisti nga Manastiri, Bllagojçe Ljamçevski.

Marrëveshja është nënshkruar në prani të nënkryetarit të klubit Omer Bunjaku, i cili kontratën me Ljamçevskin e nënshkroi në Hotel “Epinal” në Manasitir.
Futbollisti 30 vjeçar nga Manastiri pas vete ka një karrierë kampioni i cili në kampionatin e Maqedonisë ka fituar tri herë titullin kampion dhe tri herë Kupën e Maqedonisë. Pas nënshkrimit të kontratës ka folur Bunjaku i cili mes tjerash ka thënë se ky është vetëm fillimi i emrave kampion që do të sjellë këtë afat kalimtar FC Shkupi.

Bllagojçe Ljamçevski - Omer Bunjaku
Bllagojçe Ljamçevski – Omer Bunjaku

“Jemi duke kërkuar emra që kanë përvojë të madhe dhe që kanë pas vete tituj, kjo do ta bëjë gërshetimin e të rejës me përvojën. Nuk po ngutemi në këtë segment, andaj me secilin futbollist çka po zhvillojmë bisedimet, u kemi treguar planin e madh të Shkupit dhe shpresojmë që së bashku edhe do ta realizojmë. Jemi në rrugë të mirë, por do të na duhet kohë për të bërë ndryshimet:, është shprehur Bunjaku.
Prezantimi zyrtar i Ljamçevskit do të bëhet të mërkurën, kur edhe do ti bashkohet skuadrës në stërvitjen e parë./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button