Ndërroi jetë France Gall, ish-ylli francez i muzikës pop (VIDEO)

Ka ndërruar jetë sot në një spital të Parisit këngëtarja franceze, France Gall (70), e cila kulmin e karrierës së saj e përjetoi në vitet 60-të të shekullit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gall vuajti gjatë nga kanceri, sëmundje kjo e cila e pengonte të dalë në publik, ndërsa muajin e kaluar ishte dërguar në spital nga shkaku i një infeksioni serioz.

Famën më të madhe e gëzoi në vitet 60-të të shekullit të kaluar, kryesisht në shtet frankofone.

Si përfaqësuese e Luksemburgut, në vitin 1965 ajo fitoi garën e Evrovizionit me këngën “Poupee de cire, Poupee de son”.

Famën ndërkombëtare e arriti me këngën më të njohur të saj “Ella, Elle L’a”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button