Të paktën 11 persona vdiqën në një ortek në pjesën indiane të Kashmirit

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën nga një ortek në pjesën indiane të Kashmirit, njoftuan autoritetet lokale.

Dy automobila janë bllokuar prej oretekut, i cili ka rënë në rajonin e Sad’ha Top në qarkun Kupuara. Ekipe të policisë, armatës dhe shërbimeve të shpëtimit kanë nxjerrë 11 trupa të vdekur, mes të cilëve ka edhe pesë gra dhe një fëmijë dyvjeçar.

Në operacionin e shpëtimit janë shpëtuar dy persona.

Orteqet janë dukuri e shpeshtë në rajonin e Kashmirit të Himalajave, i cili është ndarë mes Indisë dhe Pakistanit. Në vitin 2012 orteku në pjesën pakistaneze të Kashmirit mbyti 140 njerëz, përfshirë edhe 129 ushtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button