Ish presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad është arrestuar

Ish presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad është arrestuar për shkak тч mbështetjes së protestave antiqeveritare në vend, shkruan gazeta “Al Kuds al Arabi”.

Sipas mediumit, duke iu referuar burimeve në Teheran, Ahmadinexhad është arrestuar me miratim të liderit suprem të Republikës Islame, ajatollahut Ali Hamnei gjatë vizitës në qytetin Shiraz. Arsye për arrestimin janë deklaratat e tij në protestat antiqeveritare, të cilat në Teheran konsiderohen si thirrje për “nxitje të trazirave”.

Në fjalimin e tij pra protestuesve në qytetin iranian Busher të enjten e kaluar, Ahmadinexhad ka theksuar se “disa prej funksionarëve jetojnë larg problemeve të njerëzve dhe asgjë nuk dinë për situatën reale në shoqëri”, shkruan gazeta.

Ai ka theksuar se “njerëzit janë të pakënaqur” nga qeveria e presidentit Hasan Rohani, duke i akuzuar për monopolizëm të pushtetit dhe resurseve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button