Millosh Zeman: Në BE mund të arrijnë miliona refugjatë

Bashkimi Evropian do të mund të përballet me fluks masiv të rreth 10 milionë refugjatëve nga Afrika, gjatë viteve të ardhshme, nëse nuk e ndryshon politikën e saj, pohon presidenti çek, Millosh Zeman.

“Nëse BE-ja nuk mbledh kurajo që t’i përforcojë kufijtë e saj të jashtëm, për çka vazhdimisht flet por nuk ndërmerr asgjë, atëherë do të kemi 10 milionë refugjatë në disa vitet e ardhshme”, theksoi Zeman.

Ai shtoi se fluksi i refugjatëve nga vendet myslimane paraqet kërcënim për kulturën evropiane, sepse ato dy kultura “nuk janë kompatibile”.

Zeman në mënyrë sarkastike u dakordua me shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, e cila konsideron se islami ka vend në kulturën evropiane, duke theksuar se “islami përfundimisht bën pjesë këtu për shkak të luftës së Perandorisë Otomone.

Ai propozon në vend që t’i pranojë refugjatët, BE-ja duhet t’u ofrojë ndihmë financiare vendeve, nga të cilat ata vijnë.

Çekia, së bashku me Hungarinë dhe Poloninë, refuzon të pranojë emigrantë në pajtim me marrëveshjen e BE-së për sistemimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button