Çavushogllu: Ja si do të zgjidhen problemet me Gjermaninë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu deklaroi sot se dakordohet me homologun e tij gjerman Zigrmar Gabriel se duhet që “problemet dhe mospajtimet” me Gjermaninë të zgjidhen në rrugë të dialogut dhe bashkëpunimit.

Shefi i diplomacisë gjermane dakordohet me Çavushogllun se duhet të bëhet gjithçka që nevojitet që të përmirësohen marrëdhëniet mes Berlinit dhe Ankarasë, të cilat periudhën e mëparshme janë përkeqësuar për shkak numrit të madh të mospajtimeve.

Ministri turk dje paralajmëroi se dëshiron të ndërtojë ura të miqësisë me Gjermaninë, e cila është partneri më i madh tregtar i Turqisë dhe aleat i rëndësishëm i NATO-s.

Të dy vendet në periudhën e fundit kishin një sërë mospajtimesh mes të cilëve edhe ato lidhur me arrestimet e mëdha në Ankara të dyshuarve për pjesëmarrje në grusht shtetin e pasuksesshëm në Turqi në vitin 2016, si dhe për arrestimin e gazetarit gjermano-turk Deniz Juxhel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button