Jessica Alba është kjo?! Aktorja me linja perfekte vetëm 7 ditë pas lindjes!

Dhurata më e bukur e Vitit të Ri për familjen e Jessica Alba-s ishte lindja e më të voglit të familjes. Ishte pikërisht data 31 ajo që solli këtë ‘pako’ për aktoren, bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre. Duke pritur lumturisht të pestë ardhjen e 2018-tës, nuk u desh shumë që aktorja të shfaqej në rrugët e Beverly Hills me të birin në krah, shkruan Bordo.al. 

Edhe pse kanë kaluar thjesht shtatë ditë nga lindja, trupi i Jessica-s thjesht të lë me gojë hapur!…E veshur sportive, me barkun pak të zbuluar, aktorja nuk duket aspak se ka qenë shtatzënë, deri para një jave. Alba ka habitur shumë me fizikun e shfaqur në foto, ndërsa kujtojmë se të tjera personazhe publike janë komentuar për format trupore disa muaj pas lindjes.

Mesa duket, aktorja është ndër ato rastet e rralla, që sjellja në jetë e një fëmije nuk ndikon aspak në trupin e tyre…Sa me fat, Jessica!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button