Sot në Australi dita më e nxehtë që nga viti 1939

Në qytetin Sydney të Australisë, termometri të dielën regjistroi temperaturën 47.3 gradë celsius, me çka dita e sotme është më e nxehta që nga viti i largët 1939, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në zonën e qytetit më të populluar australian, Sydney, është shpallur alarmi për përhapje të mundshme të zjarreve, ndërkohë që në qytetin e Sydneyt ka hyrë në fuqi ndalesa për ndezje të zjarrit.

Rekordi paraprak i temperaturës më të lartë ka qenë ai nga viti 1939, kur ishin regjistruar 47.8 gradë celsius, rikujton BBC.

Për australianët, kjo ka qenë një gjë e pritur sepse në shtator të vitit 2017, ata u paralajmëruan për rrezikun nga temperaturat e larta dhe nga përhapja e zjarreve gjatë stinës së verës, nga shkaku i njërit nga dimrat më të thatë që prej kur ka filluar matja zyrtare në Australi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button