Trump i gatshëm për bisedë telefonike me liderin Koresë së Veriut

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se është i hapur për të zhvilluar një bisedë telefonike me liderin Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dhe beson se afrimi i Koresë së Veriut me Korenë e Jugut do të ishte një gjë pozitive, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump takoi në Camp David liderët republikanë, ku u ndal edhe tek çështja e afrimit diplomatik mes dy Koreve me rastin e Olimpiadës Dimërore. Ai theksoi se ndjek nga afër procesin për të cilin u shpreh me tone pozitive.

“Ky është vetëm fillimi. Nëse rezulton me diçka konkrete, do të jetë një gjë pozitive për tërë njerëzimin”, theksoi presidenti amerikan.

I pyetur të komentojë një bisedë eventuale me liderin e Koresë së Veriut, Trump u përgjigj: “Unë gjithmonë besoj në bisedime. Do ta realizoja pa probleme”.

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un, në fjalimin e fundvitit ofroi dërgimin e një delegacioni të LOD në Pyeongchang. Koreja e Jugut dhe Veriu u pajtuan për bisedime lidhur me Lojërat Olimpike, ndërsa bisedimet e rralla mes dy shteteve pritet të fillojnë të martën në kufi.

Ryom Tae Ok dhe Kim Ju Sik janë të vetmit sportistë koreano-verior të cilët kanë përmbushur normën olimpike. Çifti fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Aziatike Dimërore që u mbajtën në Japoni vitin e kaluar.

Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang do të mbahen në datat 09- 25 shkurt të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button