Itali, shqiptari nga Maqedonia vret djalin e tij 5-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në komunën Kupramontana në provincën e Ankonës në Itali. Një vogëlush 5-vjeçar, Hamid Imeri, djali i një çifti shqiptar nga Maqedonia është gjetur i vdekur në banesë. Babai i tij Besart Imeri 25 vjeç ka rrëfyer gjatë natës së shkuar vrasjen e djalit të tij, njofton “Ballkanweb“.

“E mbyta me duart e mia e nuk di se pse”, ka deklaruar Besart Imeri pasi është marrë në pyetje nga policia Italiane. Në natën e ngjarjes ka qënë vetë Besart Imeri që ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore pasi djali i tij 5 vjeçar nuk merrte frymë mirë.

Kanë rezultuar të pashpresa tentativat e mjekëve për të shpëtuar vogëlushin. Mjeku ligjor ka verifikuar menjëherë shenja në fytin e tij.

Gjatë mbrëmjes së djeshme babai ka rrëfyer krimin duke zbardhur dhe dinamikën e ngjarjes. Ai ka marrë djalin 5-vjeçar për t’i bërë një shëtitje me makinë e brenda në automjet ka ndodhur dhe krimi. Më pas ka rikthyer djalin në shtëpi kur ka thirrur dhe ndihmën e shpejtë.

25-vjeçari Besart Imeri prej kohësh vuante nga probleme psiqike dhe kishte disa muaj që kishte humbur vendin e punës si saldator.

Çifti ishte i martuar e ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Nëna shtatëzënë e vogëlushit ndodhet e shtruar në spitalin e Jesit në gjëndje shoku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button