Deaktivizohet faqja në FB që keqpërdori emrin e Majlinda Kelmendit (FOTO)

Faqja në Facebook që keqpërdori emrin e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, është deaktivizuar pak minuta pas raportimit se do të ushtrohet padi ndaj keqpërdoruesve, transmeton Koha.net.

Faqja me emrin e Majlinda Kelmendit me një postim që njoftonte për një duel me një xhudiste serbe, kishte marrë më shumë se 1 mijë shpërndarje dhe komente. Ky postim që u pëlqye dhe u komentua nga figura të ndryshme publike, i ka ndihmuar faqes që për dy orë të rritet për 3 mijë pëlqime.

Trajneri Driton Kuka në një prononcim për portalin Koha.net ka konfirmuar se do të ushtrohet padi ndaj personave që kanë menaxhuar faqen dhe se për këtë ka angazhuar avokatin Arianit Koci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button