Basha sërish komentoi zgjedhjen e prokurores: Shqipëria peng i krimit

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipër, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me simpatizantë te qytetit të Fierit në kuadër të themelimit të degës se këtij qyteti 27 vite me parë.

Në fjalën e tij, Basha është ndalur tek zgjedhja e prokurores, proces që sipas kreut të PD-së, u zhvillua pa bërë Vetingun.

Për Bashen e gjithë kjo situatë ka si prapavijë mbrojtjen e ish-ministrit Saimir Tahiri nga akuzat që kanë rënë mbi të.

Kryedemokrati theksoi më tej se qeveria është ajo që nuk do drejtësinë, pasi kërkon ta lërë vendin peng të korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button