Bilall Kasami u shkarkua nga posti i kryetarit të BESA-s (VIDEO)

18:15– Lideri i deritashëm i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i liderit të partisë së Lëvizjes Besa. Kjo u vendos në mbledhjen e Këshillit Qendror të BESA-s që u mbajt në selinë në Shkup, raporton Portalb.mk.

LEXO: Kasami për Portalb: shkarkimi im është ilegal

“Sot në mbledhjen e Këshillit Qendror ishin shumica e anëtarëve, 64 nga gjithsej 108 anëtarë. Këtu ishin edhe tre deputetë të Lëvizjes BESA si dhe nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA. Në këtë mbledhje, mes tjerash u diskutua edhe për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përgjegjësia për bllokimin dymujor të organeve të partisë nga kryetari por edhe shkelja e statutit të Lëvizjes BESA nga ai. Për këto arsye sot Këshilli Qendror, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin e Bilall Kasamit nga detyra e kryetarit të partisë. Për këtë do të njoftohen edhe organet e drejtësisë”, tha Orhan Murtezani.

Sot poashtu u vendos që të miratohet rregullorja për organizimin e Kongresit të Lëvizjes BESA, kurse si udhëheqës i Komisionit Organizativ do të jetë deputeti Nexhbedin Kahremani.

Siç njoftoi Murtezani, Kahremani do të bart edhe postin ushtrues detyre të kryetarit të Lëvizjes BESA.

Kongresi i partisë së Lëvizjes BESA do të mbahet më 24 shkurt të 2018-s.

Nëse Bilall Kasami nuk e pranon vendimin, nga BESA nuk sqaruan se çfarë do të ndodh më tej, por se thanë “për informata shtesë do të njoftojnë me kohë”.

Orhan Murtezani gjithashtu bëri me dije “se brenda partisë së BESA-s ekzistojnë struktura paralele dhe se nga e hëna do të fillojë procesi zgjedhor brenda partiak. Secili anëtar i partisë mund të kandidojë për cilindo post”, tha Murtezani.

Nga atje theksuan se BESA do të vazhdojë të jetë edhe më tej ajo çfarë ka qenë duke vazhduar rrugën dhe misionin e saj që lidhet me ridefinimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar të shqiptarëve.

Paraprakisht, nga e-maili zyrtar i Lëvizjes BESA arriti kumtesë, ku u tha se në Këshillin Qendror të BESA-s që u mbajt në Tetovë është vendosur që Bilall Kasami të mbetet lider i partisë deri në Kongresin e partisë që do të mbahet më 24 shkurt të 2018-s.

“Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa e mbajtur në Tetovë u sollën këto vendime: për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018, zgjedhja e komisionit për Organizimin e Kongresit dhe deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami”, u tha në njoftimin paraprak të BESA-s.

****************************************************************************************

16:00- Mbledhja e Këshillit Qendror e Lëvizjes BESA nuk do të mbahet në Tetovë, por në selinë në Shkup.

Siç njoftojnë nga BESA, ndërrimi i lokacionit është bërë me kërkesë të shumicës së Këshillit.

“Me kërkese të shumicës të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA mbledhja e radhës e Këshillit Qendror do të mbahet në selinë qendrore të Lëvizjes BESA në Shkup në ora 16:30”, thuhet në kumtesën e BESA-s.

Kronologjia e ngjarjeve: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button