Shkupi pas Zukës, le të lirë edhe Berishën

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar me fazën e përgatitjeve, ndërsa pas grumbullimit të parë, tani më klubi konfirmon largimin të dy futbollistëve Fisnik Zuka dhe Sedat Berisha.

Fisnik Zuka edhe pse kishte kontratë dy vjeçare me klubin dhe përkundër dëshirës që klubi ta mbajë për vete, kishte shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar mjedis, ndërsa si destinacion të radhës zgjodhi Flamurtarin e Vlorës. Ndërkohë Sedat Berishës i kishte skaduar kontrata, ndërsa kryesia e klubit i ofroi kontratë të re duke i ofruar edhe kushte më të mira se ajo paraprake, por vetë futbollisti ka kërkuar që të provojë fatin në ndonjë skuadër tjetër.

Kryesia e klubit dhe stafi falënderojnë të dy futbollistët për kontributin e dhënë në skuadër, duke ju uruar shëndet dhe suksese në karrierë.
Stafi menaxhues i FC Shkupi është duke punuar intensivisht në prurjen e emrave të rinj në skuadër të cilët do të plotësojnë boshllëqet e krijuara, por duke kërkuar lojtarë të klasit të mirë, andaj çdo veprim është duke u analizuar dhe do të bëhet përzgjedhja më e mirë e mundshme. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button