Stamboll: pas restaurimit shtatëvjeçar, nesër hapet kisha e Shën Stefanit

Pas restaurimit shtatëvjeçar, nesër zyrtarisht do të bëhet hapja e Kishës Ortodokse Bullgare të Shën Stefanit në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo është e vendosur në bregun e Bririt të Artë, në Balata, ndërsa bie në sy për shkak se është e punuar tërësisht nga hekuri. Në ceremoninë zyrtare të hapjes do të marrë pjesë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

Kisha e Shën Stefanit, ose Kisha e Hekurt, fillimisht u ndërtua prej druri. Rindërtimi i saj u bë në vitin 1898, këtë herë nga hekuri. Restaurimi, të cilën e realizoi qyteti i Stambollit, zgjati shtatë vjet. Çdo gjë është punuar duke filluar nga dyshemeja deri te kulmi.

Nga 3.5 milionë euro (16 milionë lira turke), sa ishin të nevojshme për të shpëtuar kishën nga shembja, më shumë se 2.8 milionë euro i ka ndarë qyteti i Stambollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button