Është lënduar rëndë një vajzë në një aksident në rrugën Shtip – Radovish

Një vajzë 20 vjeçare ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident rrugor që ka ndodhur sot herët në mëngjes në orën 3 e 55 minuta në afërsi rrugës rajonale Shtip – Radovish te çezma në afërsi të bodrumit të verës “Imako”.

Zëdhënësja e SPB Shti,p Gordana Panajotova thotë se në automjetin BMV me targa të Shtipit, i cili ka lëvizur në drejtim nga Radovishi drejt Shtipit, kanë qenë katër vajza në moshë prej 20 deri 21 vjeç dhe një djalë D.Z (22) i cili e ka drejtuar automjetin.  Automobili për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga, është përplasur në dy pemë të cilat janë thyer. Njëra prej pemëve ka rënë mbi automjetin “Pezho 206” me targa të Kumanovës, e cila ka qenë e parkuar në mënyrë të rregullt në parking, ndërsa në të ka pasur dy persona, shoferi i cili ka qenë nga Strumica dhe bashkudhëtarja nga Kumanova.

Në vendin e ngjarjes ka dalë një prokuror dhe ekipi i krimit teknikës. Komunikacioni në rrugën Shtip – Radovish është normalizuar në të dy drejtimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button