Gjykata Supreme në Athinë në lëvizje për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Pas vendimit të Këshillit të gjykatësve në Selanik për ekstradimin e ish-shefave të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski, në Maqedoni, në të cilën mbrojtja e tyre parashtroi apel, Gjykata Supreme e Athinës duhet ta shqyrtojë dhe miratojë vendimin përfundimtar.

Deri atëherë, Boshkovski dhe Grujevski do të jenë në burg në afërsi të Selanikut, ku janë në burg ekstradues pothuajse tre muaj.

Sipas avokatit të tyre në Greqi, ankesa për Goran Gruejvskin është prej 75, ndërsa për Nikolla Boshkovskin prej 65 faqeve. Kostas Haxijoanu, duke folur për portalin e Selanikut Voria, siç njofton korrespondenti i MIA-a nga Athina, pohon se nuk ka qenë e realizueshme që Këshilli i gjyqtarëve për vetëm 1,5 ditë t’i shohë të gjitha argumentet dhe të gjithë dokumentacionin në 17.000 faqe.

адвокат хацијоану

“Ne i besojmë jurisprudencës greke. Veçmë kemi parashtruar kërkesë për mbrojtje përmes azilit politik dhe jemi të sigurt se në fund drejtësia do të përmbushet”, thotë avokati Kostas Haxijoanu për portalin Voria.

Ai shton se është i sigurt se drejtësia do të përmbushet në Gjykatën Supreme.

Edhe avokati i dytë i Nikolla Boshkovskit dhe Goran Grujovskit, Petar Vasilev pohoi se do të parashtrojnë ankesë deri te Gjykata Supreme ndaj vendimit të sotëm për ekstradimin e tyre në Maqedoni.

адвокат василев

“D të parashtrojmë ankesë ndaj këtij vendimi dhe shpresojmë se instancat më të larta do të vendosin ndryshe, sepse kemi shumë argumente në anën tonë dhe për shkak se konsiderojmë se ky është proces politik. Ata janë të pafajshëm sipas Kodit penal. Për këtë shpresojmë se vendimi i instancave më të larta do të jetë i drejtë për klientët tanë”, thotë Vasilev.

Edhe publikimi i vendimit, si dhe dëgjimi, ishin pas dyerve të mbyllura.

Përveç për ekstradim, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, që nuk lidhen njëri me tjetrin. Njëri është për pasaporta të falsifikuara, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, për të cilin gjykimi, pas tre anulimeve, do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është pas kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor, proces që mundet në mënyrë shtesë ta ngadalësojë vendimin eventual pozitiv për ekstradim në Maqedoni.

Grujevski dhe Boshkovski, akuzohen edhe për rastin e PSP “Fortesa” dhe “Target”, për të cilën më 17 janar në Gjykatën Pelale në Shkup është caktuar gjykim.

Ata janë arrestuar nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor të vitit të kaluar, gjatë tentimit që me pasaporta të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan në Budapest. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button