Besimtarët krishterë ortodoks festojnë Buzmin

Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoni sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet.

Buzmi tradiconalisht do të shënohet me tubim para Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Manifestimi, zakonisht, fillon me himnin që do ta këndojë “Silvi bend” dhe me ngritjen e flamurit të buzmit.

Pason shenjtërimi i degëve të buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga klerikët e Katedrales.

Dollinë për shëndet, lumturi dhe sukses do ta thotë Stefan Haxhi Nikollov – Shtef, ndërsa të pranishmëve do t’ju drejtohet kumbari Vllatko Ognenovski-Shef dhe  kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Коледари

Krishtlindja është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është amzë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore. Nikoqirët përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet se ai tek i cili do të bjerë monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Para fillimit të darkës në të cilën mblidhen të gjithë, nikoqiri e bekon tryezën, e thyen kulaçin, ndërsa diku e ndan lakrorin, në aq pjesë sa ka anëtarë të familjes, duke lënë një pjesë për Zotin dhe një për shtëpinë.

Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button