ISHP: Javën e kaluar 128 të infektuar të rinj nga gripi

Javën e kaluar (prej 25 dhjetorit deri më 31 dhjetor) në Republikën e Maqedonisë  janë regjistruar 128 raste të reja të të infektuarve nga gripi, që nuk është rritje e madhe në krahasim me javën para kësaj (18 dhjetor deri më 24 dhjetor) kur u regjistruan 104 persona të infektuar, theksohet në raportin që në ueb faqen e tij e publikoi Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë, transmeton MIA.

Nga Instituti vlerësojnë se numri i rasteve të regjistruara javën e kaluar është disa fish më i vogël në krahasim me javën e njëjtë nga sezoni i kaluar kur u regjistruan 9.485 raste.

Numri më i madh i të infektuarve (88) janë paraqitur në grupin e të rriturve prej 15-64 vjeç, ndërsa incidencë më e madhe prej 11,2 në 100.00 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës prej 5-14 vjeç.

Numri më i madh i të infektuarve (25 raste) dhe incidencë më e madhe prej 90,1/100.000 është regjistruar në territorin e Njësisë rajonale të Dibrës.

Në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura me infektime të ngjashme me gripin arrin 1.082.

Në laboratorin e virusologjisë të Institutit janë testuar shtatë materiale për grip. Nga materialet e testuara, dy janë pozitive për prezencën e virusit të influencës B. Nga fillimi i sezonit 2017/2018, në ISHP arritën 73 materiale humane nga institucionet e shëndetësisë prej të cilave vetëm tre (4,1 për qind) janë pozitive për prezencën e virusit – një A (H1N1) pdm dhe dy influenca B.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button