Vdes një grua në QKUK, bie nga kati i katërt i Gjinekologjisë

Qendra Klinike Universitare njofton se sot ka ndërruar jetë një grua pasi që dyshohet se ka rënë nga katet e sipërme të Klinikës Gjinekologjikë Obstetrike, transmeton Telegrafi.

“Viktima e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, nuk ka qenë paciente në QKUK, por  vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji”, thuhet në komunikatën e QKU-së.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Policia e Kosovës konfirmon se rreth orës 14:00 kanë pranuar informatën se nga objekti i Gjinekologjisë në QKU ka rënë një person (femër B.S 1986). E njëjta është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor nga ku është njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Rasti në Polici me urdhër të prokurorit është hapur vdekje e dyshimtë dhe me të po merren njësiti i hetimeve”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button