Kreu i OKB-së Guterres fton në dialog Erbilin dhe Bagdadin

Sekretari I Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se për të zgjidhur konfliktet mes Erbilit dhe Bagdadit, do të inkurajojë të dyja palët për dialog, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga zyra e Nechirvan Barzani-t, kryeministrit të Administratës Rajonale Kurde (KRG) të Irakut, thuhet se Guterres i ka dërguar letër Barzani-t për zgjidhjen e problemeve mes Erbilit dhe Bagdadit.

Më tej në letrën e Guterres-it thuhet: “Do t’i inkurajoj të dyja palët (Erbilin dhe Bagdadin), për krijimin e një terreni të përshtatshëm që do të mundësojë fillimin e një dialogu të vërtetë”.

Në letrën e Guterres-it gjithashtu thuhet se për të bërë progres drejt paqes kombëtare, për të fuqizuar stabilitetin në rajon dhe për t’u përballur me kërcënimet e paraqitjes së organizatës terroriste DEASH, duhet mbrojtur stabiliteti momental.

Konfliktet mes Erbilit dhe Bagdadit 

Tensionet të cilat nfilluan kur KRG në janar të vitit 2014 nisi në mënyrë të pavarur eksportin e naftës, u rrit me shkurtimin e buxhetit të qeverisë qendrore të Irakut.

Qeveria e Erbilit, e cila me paraqitjen e DEASH-it përjetoi kohëra të vështira për shkak të rënies së çmimit të naftës, me referendumin e jashtëligjshëm të organizuar më 25 shtator 2017, hodhi në rrezik serioz raportet si me Bagdadin, ashtu dhe me vendet e tjera përreth.

Tensionet mes Erbilit dhe Bagdadit arritën kulmin pas referendumit të jashtëligjshëm me daljen e Forcave Peshmerga nga Kirkuku dhe rajonet e tjera të diskutueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button