Hasani: Taravari të mos humb kohë me konferenca shtypi por le të realizojë projekte për qytetarët

Ish-shefi i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gostivarit, njëherësh nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Bashkim Hasani u është përgjigjur akuzave të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për siç thotë, abuzime nga ish-drejtuesit e Komunës.

Hasani, në një komunikim me mediat, ka ftuar Taravarin të mos humb kohë me konferenca të tilla për shtyp, por nëse ka fakte për keqpërdorime, të njëjtat t’i dërgojë tek organet kompetente, duke shtuar se ai nuk duhet të marrë rolin e prokurorit apo policit, por të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Komunës, transmeton MIA. 

“Për katër vite me në krye me Nevzat Bejtën në komunën e Gostivarit u realizuan mbi 600 projekte në interes të qytetit dhe qytetareve të Gostivarit. Tash qytetarët nga Arben Taravari presin që të fillojë e të realizojë projekte të cilat i presin qytetarët, e jo të tregojë përralla, ngaqë për këtë punë edhe e zgjodhën kryetar komune. Nuk e zgjodhën për të luajtur rolin e prokurorit e të policit, nëse ka keqpërdorime le të urdhërojë dhe le të denoncojë në institucionet përkatëse, e mos ta humb kohën kot së koti me pres konferenca për përralla. Taravari nuk duhet ta merr rolin e prokurorit dhe policit, por le të fillon le të kryen detyrën e Kryetarit të Komunës. E dimë që nuk mund ta ushtron detyrën por së paku le të tentojë”, është shprehur Hasani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button