Taravari e filloi fushatën “E vërteta për BDI-në”

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ashtu siç paralajmëroi paraprakisht, ka filluar sot fushatën e quajtur “E vërteta për BDI-në”, në kuadër të së cilës në vazhdimësi do të mbajë press-konferenca në të cilat do të shpalosen të gjitha abuzimet e bëra nga ana e ish udhëheqësisë së Komunës së Gostivarit tw cilët sipas tij, kanë qenë nga BDI, dhe që i ka konstatuar revizioni i brendshëm.

“Kemi plot skandale, duke filluar nga policia, arsimi, sfera e urbanizmit, puna e administratës komunale, e kështu me radhë. Tashmë kanë përfunduar disa revizione të brendshme, disa janë në rrjedhë, ndërsa me revizione do të vazhdohet deri në detektimin e  abuzimit të fundit. Sot do të shpalosi para jush rastin e kafiterisë te NPEOS “Rinia” – Gostivar. Ky lokal, i është dhënë me qira personit Gazi Fejzi për një kompensim prej vetëm 5.000 denarë në muaj edhe atë në kohëzgjatje prej 20 vitesh. Ndërsa më skandaloz është fakti që me këtë kafiteri bllokohet hyrja e palestrës sportive e cila në ndeshjet basketbollistike të ligës së parë tubon mbi 2000 spektatorë të cilëve u rrezikohet siguria. Puna e dytë, e njëjta kjo kafiteri shfrytëzon rrymën dhe ujin e palestrës sportive, pra ato i paguajnë qytetarët e Gostivarit”, theksoi Taravari për të shpalosur më tutje, se me mjete të Ndërmarrjes Publike, janë paguar edhe disa tatime dhe taksa për kafiterinë.

Kryetari Taravari, u ndau gazetarëve materialet e nevojshme, respektivisht kontratën, duke i informuar  ata se do të bisedojë me drejtorin e ri të Palestrës sportive, të përpiqet ta prishë kontratën me menaxhuesin e kafiterisë. Ndërsa, sa i përket masave që do të ndrërmerren, ai tha se në ingerencë të komunës është që përmes revizionit të konstatohen abuzimet dhe të sinjalizohen organet kompetente hetuese. Më pas, ju mbetet atyre që të ndërmarrin masa për ngritjen e  përgjegjësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button