Shkencëtarët mund të kenë gjetur kurën për rënien e flokëve

Një kurë për tullacllëkun mund të jetë shumë afër të bërit realitet. Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë në laborator “lëkurën me flokë”. Duke përdorur qeliza staminale nga minjtë, shkencëtarët kanë arritur të zhvillojnë sipërfaqen e sipërme dhe atë të poshtme të lëkurës, ku mund të zhvillohen folikulat e flokëve si në trupin e miut. Indet e lëkurës të zhvilluara në laborator janë më të ngjashme me flokët natyralë se çdo model i mëparshëm dhe mund të përdoren në ilaçet për trajtimin e tullacllëkut.

Ekspertët nga Shkolla Mjekësore e Universitetit Indiana, në Indianapolis, shpresojnë se ky zbulim historik mund të çojë në zhvillimin e një kure përfundimtare për rënien e flokëve. Terapia me qelizat staminale mund të jetë trajtimi i ardhshëm për rënien e flokëve.

Qeliza staminale është një lloj bazik i qelizës që mund të kthehet në një qelizë më të specializuar nëpërmjet një procesi të ndarjes. Mendojini qelizat staminale si një top balte që mund të marrë formë e shndërrohet si çdo qelizë në trup. Ato rriten në embrion si qeliza staminale embrionike. Ndërsa tek të rriturit përdoren si qeliza riparuese pasi mund të zëvendësojnë qelizat që humbasim si pasojë e ndonjë dëmtimi ose gjatë plakjes. Qelizat staminale kanë qenë në fokus të shumë kërkimeve shkencore, pasi ato mund të përdoren për të zhvilluar pothuajse çdo lloj qelize.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button