Aktorët nga Maqedonia, Xhevat Limani dhe Mirsad Abazi pjesë e filmit “PROOF” në Amerikë (FOTO)

Aktorët nga Maqedonia, Xhevat Limani dhe Mirsad Abazi do të jenë pjesë e filmit “PROOF” (Prova) në regji dhe skenar të Mrika Krasniqit e cila është edhe drejtoreshë e festivalit “Festivali i Filmit Shqiptar në Njujork”, njofton Portalb.mk.

Krahas Limanit dhe Abazit, në filmin “PROFF” do të luajnë edhe Liza Hoxha dhe Julian Biba. Filmi është realizuar në Amerikë.

Aktori Xhevat Limani në filmin "PROOF" (Prova)

Aktori Xhevat Limani në filmin “PROOF” (Prova)

“Pasi lexova skenarin e Mrika Krasniqit m’u duk sikur roli ishte shkruar për mua. Kisha shumë pikëtakime me personazhin dhe dramën e tij të brendshme. Bëmë disa seanca provash me regjisoren dhe ramë dakord të futemi në fazën parapëtgaditore dhe me forca të përqëndruara filluam projektin. Puna hulumtuese me regjisoren ishte një eksperiencë e veçantë. Mrika ishte shumë kërkuese sa u përket skenave me partnerët, situatat e rënda me transformime të shpeshta psikologjoke si dhe në ritmin e brendshëm të veprimeve konkrete në rrafsh natyrshmërie dhe spontaniteti. Mendoj se kemi realizuar diçka të veçantë,” tha për Portalb.mk, aktori Xhevat Limani.

Filmi “Prova” (Proof) është prodhim i kompanisë Nil Production, me drejtor fotografie Ibër Deari, gjithashtu nga Maqedonia. Filmi i dedikohet rreth 20 mijë fëmijëve të Kosovës, prindërit e të cilëve u vranë në luftën e vitit 1999.

 

Sinopsisi i Filmit “Prova”

Gjyshi dhe mbesa e tij, gjatë bombardimeve, mbesin të ngujuar në bodrumin e një ndërtese. Pasi merr vesh se vajzës ia kanë vrarë prindërit, gjyshi pëson një traumë dhe vendos të qëndroj në bodrum edhe pas përfundimit të luftës.

Duke qenë profesor i artit dramatik ai krijon brenda bodrumit hapësira të ndryshme për të argëtuar mbesën e cila gjindet në karrocë invalidesh nga një aksident i pësuar më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP