Seanca kuvendore e parë për vitin 2018 fillon me përzgjedhjen e gjykatësve kushtetues dhe ligjin për gjuhët

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi për më 9 janar ka caktuar gjashtë seanca kuvendore, midis të cilave edhe seanca e 27-të në të cilën në rend dite janë edhe përzgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve. Ende është e paqartë nëse shumica qeveritare do t’i votojë ligjet dhe vendimet tjera pa opozitën duke e pasur parasysh se VMRO-DPMNE-ja ende nuk ka vendim nëse do të përfishet në punën e Parlamentit.

Edhe sot nga VMRO-DPMNE-ja thonë se ende nuk ka ndryshim në qëndrimin e tyre për kthim në Parlament. Lideri i partisë Hristijan Mickovski mbrëmë në një intervistë paralajmëroi se së shpejti do të publikohen hapa të reja të partisë, midis të cilave edhe veprimet e deputetëve, duke potencuar se për këtë ka debat serioz.

Xhaferi në takimin para Vitit të Ri me gazetarët shfaqi shpresë se deputetët e opozitës nuk do ta vazhdojnë mungesën, për shkak se para Vitit të Ri për më 9 janar anuluar një pjesë e madhe e seancave.

“Pritjet janë se të gjitha ato trazira brenda në partitë politike që kanë ndodhur në fund të vitit (2017) të tejkalohen edhe ditët e para të punës së Kuvendit, nga 9 janari e tutje pritjet e mia janë se Kuvendi të jetë në përbërje të plotë me pjesëmarrjen e opozitën dhe të gjitha partive politike, duke i pasur parasysh edhe deklaratat e tyre paraprake se do të jenë të pranishme dhe veçanërisht për ligjet reformuese dhe në kontekst të pritjeve nga Raporti i KE-së dhe përparimin e RM-së”, deklaroi Xhaferi.

Në seancën e 26-të në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar, me procedurë të shkurtuar, në seancën e 22-të janë ndryshimet dhe plotësimet e reformave të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve dhe Propozim ligjit për ndërprerjen e vlefshmërisë së ligjit për Këshillin për konfirmimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë për gjykatës, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button