Pas pauzës, Mijallkov, Janakieski dhe Jankullovska të parët do të përballen me trupin gjykues

Pas pauzës për shkak të festave të fillimvitit dhe të krishtlindjeve, Prokuroria Speciale Publike rastin e parë në gjykatë do ta ketë më 17 janar, njofton Portalb.mk.

Seanca e parë gjyqësore e PSP-së do të jetë në lidhje me “Target – Fortesa” në të cilin të akuzuar janë ish udhëheqësi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sasho Mijallkov dhe i ish agjenti në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski.

Bashkë me ata, të akuzuar në rastin “Target – Fortesa” është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Shikuar kronologjikisht, deri më sot për rastin “Fortesa – Target” është mbajtur vetëm një seancë gjyqësore e cila u anulua për shkak të mungesës së palës mbrojtëse. Për shkak të orarit të ri në gjykata, me seanca gjyqësore të rastit “Fortesa – Target” nuk do të udhëheqë më gjykatësja Lenka Davitkovska.

Mile Petrovski, Antonio Apostolloski, Lupço Shvërgovski dhe Petar Vasilev, janë emrat e avokatëve, të cilët duhet të dëshmojnë se Mijallkov nuk ka qenë personi i cili e ka urdhëruar përgjimin masiv në Maqedoni në vitet prej 2008 deri në vitin 2015.

Ndryshe, sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK, në periudhë prej vitit 2008-2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilët nuk janë dhënë fare urdhra gjyqësor. Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësore në 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button