Me reforma deri te hyrja në Strategjinë për Zgjerim të BE-së

Maqedonia do të gjendet në Strategjinë për Zgjerim të Bashkimit Evropian, e cila duhet të publikohet në shkurt, ndërkaq në lidhje me atë se ku do të gjendet vendi në rrugën evropiane ajo do të varet nga zbatimi i reformave, thonë analistët, njofton Portalb.mk.

Kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker, e paralajmëroi Strategjinë në të cilën duhet që të shtohen udhëzimet për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në BE deri në vitin 2025, por edhe për hapat e mëtutjeshme që i presin Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, shkruan REL në gjuhën maqedonase.

Drejtorja e Insitutit për Politika Evropiane, Simonida Kacarska, thotë se KE pret që Maqedonia t’i zbatojë pikat kyçe deri në raportin për zhvillim të vendit i cili duhet që të publikohet në pranverë, dhe të cilat kanë të bëjnë Strategjinë për Reforma të Administratës Publike, gjyqësorit dhe ndjekjen e komunikimeve dhe janë pjesë përbërëse e planit 3-6-9 të Qeverisë. Sipas saj, Maqedonia patjetër duhet që ta gjejë vendin e vet në Strategjinë dhe çështja është nëse dhe sa deri atëherë vendi do të mundet që të kyçet në grupin e vendeve në të cilin janë pjesë Serbia dhe Mali i Zi.

“Është me rëndësi që Qeveria e jonë deri më atëherë duhet të tregojë ndryshim të dukshëm në këto tre fusha dhe sipas të gjitha gjasave para se gjithashtu janë ndjekja e komunikimeve dhe gjyqësori, që të munden t’i jepen argumente KE-së që të mundet vetë ajo ta propozojë”, thotë Kacarska.

Junker pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, në Bruksel më 6 dhjetor deklaroi se Maqedonia deri atëherë ka arritur zhvillim të jashtëzakonshëm. Ai e theksoi rëndësinë e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, por edhe takimet e vazhdueshme me Greqinë, gjatë së cilës shprehu edhe pritje se procesi reformues do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Analisti politik, Albert Musliu, vlerëson se porositë të cilat vijnë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkomëbtare janë inkurajuese, por edhe obliguese dhe është mirë që njihet përkushtimi i Maqedonisë ndaj zbatimit të reformave.

“Por, gjithashtu tregon edhe në atë se nuk do të mbyllet një sy ndaj asaj që po ndodh. Kështu që mendoj se në ato porosi shihet njohja e të punuarës deri më tani dhe inkurajim që të vazhdohet. Mendoj se objektivisht kemi gjasa reale që të hyjmë në Strategjinë për Zgjerim nëse diçka në ndërkohë nuk ndryshohet në kuptimin e humbjes së entuziazmit dhe të intensitetit të proceseve reformuese”, theksoi Musliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button