Ka 3 oferta në tavolinë, Ronaldo kërcënon presidentin e Realit për rritje rroge

Kristiano Ronaldo është jo vetëm një kampion, një fenomen i futbollit, por edhe një markë e rëndësishme në botë tashmë, që lidhet jo vetëm me këtë sport, por edhe me marketingun, njofton “Panorama”. Prandaj, thjesht fakti që ai është “Topi i Artë” në fuqi, e ka të vështirë të kapërdijë faktin që Nejmar te PSG-ja (30 milionë euro neto në vit) dhe Lionel Mesi te Barcelona (45 milionë euro në sezon, përfshirë edhe bonuset) të jenë më të paguar se ai.

Media spanjolle ka nënvizuar se ky fakt ka shtyrë tre klube europiane (emrat nuk njihen) që të tentojnë ta joshin “CR7” t’u bashkohet atyre, për të fituar më shumë se 21 milionë eurot aktuale që përfiton te Reali i Madridit. Dhe natyrisht që një si Ronaldo nuk mund të jetë as i dytë dhe aq më i pak i tretë kur bëhet fjalë për lojtarin më të paguar në botë, prandaj ai ka kërcënuar hapur presidentin e Realit, Florentino Perez, që ta paguajë atë sa Nejmar ose Mesi, përndryshe mund t’u thotë lamtumirë madrilenëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button