Stoltenberg në vizitë dyditore në Maqedoni

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg më sot dhe nesër do të qëndrojë në Maqedoni. Nikoqir i Stoltenbergut do të jetë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk. Për nesër në mesditë ai do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Pritet që sekretari i përgjithshëm i Aleancës të takohet me presidentin, Gjorge Ivanov, me liderin e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ky takim i Stoltenbergu vjen pasi që filloi rrethi i ri i bisedimeve me ndërmjetësuesin e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi në Njujork, Metju Nimic ku sipas ekspertëve pritet që të fillojnë bisedimet thelbësore.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në fjalimin e fundvitit tha se Maqedonia në vitin 2018 do të jetë vendi i 30-të anëtar i NATO-s, të marrë rekomandim të pastër për fillimin e negociatave parainkuadruese me BE-në, të jetë mike me të gjithë pesë fqinjët e saj dhe udhëheqëse në ndërtimin e një imazhi të ri për Ballkanin.

“Ne jemi në rrugën e duhur për të përfunduar vizionin e një shteti modern, ekonomikisht të avancuar dhe të respektuar. Le të bashkohemi mbi këto përparësi. Tani, si kurrë më parë, ne të gjithë e pranojmë përgjegjësinë për të ardhmen tonë. Tani, kur shekulli i 21-të bëhet madhor, së bashku kalojmë provimin e pjekurisë, për shkak të së ardhmes së Maqedonisë tonë të përbashkët. Meritat do t’i përkasin të gjithëve”, tha kryeministri në fjalimin e tij.

Ndryshe, ka pothuajse 25 vjet që Maqedonia nuk ka zgjidhur problemin me çështjen e emrit, e cila do të hapte rrugën e anëtarësimit të saj në NATO dhe Bashkimin Evropian, por për të njëjtën ende nuk është arritur konsesus politik dhe nacional brenda Maqedonisë. Sipas deklaratave të fundit se “Maqedonia do të quhet Maqedonia e re” dhe se “në emrin e Maqedonisë nuk duhet të ketë emër Maqedonia“, shihet se konsesus nacional dhe politik nuk është arritur as nga pala greke.

LEXO: Viti 2017 nisi rrugëtimin euro-atlantik: a do të arrijë Maqedonia të hyp në tren më vitin 2025?
LEXO: “Brima”, maqedonasit dhe shqiptarët: çështja e emrit Maqedoni – Greqi të zgjidhet me referendum

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button