Erdogan për vizitë në Paris

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot do të qëndrojë për vizitë në Paris, ku do të ketë takim me presidentin e Francës, Emanuel Makron.

Vizita vjen në kohën kur nga Ankaraja vijnë sinjale për gatishmëri për përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, pas tensioneve dhe akuzave të ndërsjella gjatë vitit të kaluar.

Qëndrimin e Erdoganit në Paris analitikët e vlerësojnë si vizitën më të rëndësishme të tij në një shtet anëtar të BE-së pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi në korrik të vitit 2016.

Sipas paralajmërimeve nga Ankaraja, në takimin Makron-Erdogan do të bëhet fjalë për bashkëpunim bilateral dhe për tema rajonale, para së gjithash për konfliktin në Siri dhe për çështjen për statusin e Jerusalemit, pas vendimit të SHBA-së për njohjen e tij si kryeqytet të Izraelit.

Nga ana tjetër, Pallati i Eliseut kumtoi se Makron në bisedat do ta ngritë edhe çështjen për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për pozitën e gazetarëve të burgosur në Turqi.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së u përkeqësuan pas serisë së masave që i kanë ndërmarrë autoritetet turke pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet, që prej vendeve perëndimore u vlerësua si spastrim masovik të jobashkmendimtarëve. Masat e Ankarasë sollën edhe deri te ndërprerja e negociatave për anëtarësim të Turqisë në BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button