Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën

Albon Xhemaili nga radhët e Aleancës për Shqiptarët ishte kandidati të cilin e përzgjodhën banorët e Bogovinës për të udhëhequr me këtë komunë për katër vitet e ardhshme. Gjatë fushatës parazgjedhore Xhemaili bëri mjaft premtime dhe Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Xhemaili ceki disa probleme me të cilat ballafaqohet kjo komunë dhe ato janë: mungesa e ujit të pijshëm, deponia, infrastruktura, arsimi .

Ai premtoi se nëse ASH merr udhëheqjen e kësaj komune gjëja e parë që do të bëjë është depolitizimi i arsimit.

“Ne do ta largojmë politikën nga shkollat, drejtor të shkollave do të zgjidhen vetëm ata që e meritojnë këtë pozitë dhe jo pse i përkasin ndonjë partie politike”, tha Xhemaili.

Ai po ashtu theksoi se bujqit janë lënë pas dore ngase ka mungesë të kanaleve për ujitje si dhe infrastruktura deri në tokat e tyre është e shkatërruar, po ashtu sipas tij bizneset e vogla nuk kanë hasur në mbështetjen e komunës për zhvillimin e tyre.

Deri më tani sipas Xhemailit, komuna ka pasur dyert e mbyllura për qytetarët duke mos pasur transparencë fare për punën e saj.

“Dyert e komunës gjithmonë kanë qenë të mbyllura për qytetarët, nuk i dimë projektet nuk e dimë buxhetin”, tha Xhemaili.

Problem tjetër që ceki Xhemaili është se në infrastrukturë është punuar, mirëpo nuk ka ndërmarrje që merret me mirëmbajtje andaj edhe ato investime shkatërrohen andaj ai premtoi se “ne do të themelojmë një ndërmarrje për mirëmbajtjen e rrugëve, e  cila do të merret edhe me pastrimin e rrugëve”. Për të cilin projekt ai tha se do të marrin fonde të huaja të cilat tani më kanë treguar gatishmërinë për të ofruar mjete financiare, gjithashtu do të largohen nga puna disa punonjës që marrin paga dhe as nuk e dinë se ku është objekti i komunës andaj edhe këto mjete do të shfrytëzohen për këtë qellim, vazhdoi më tej Xhemaili.

“Duke filluar nga ujësjellësi, përveç vendbanimit Bogovine, të  gjitha vendbanimet tjera kanë probleme. Problemi është te infrastruktura, tubacionet janë të shkatërruara, pishinat e ujit janë të pa mbrojtura të pa ndërtuara që ka nevojë për një investim urgjent për ujin e pijshëm.

Lidhur me shtratin e lumit Bogovinë dhe Kamjan  një pjesë është ndërtuar dhe Xhemaili premton se do ta vazhdojë këtë projekt edhe përreth vendbanimeve tjera.

Ne do të bëjmë një riformatim komplet të strukturave në komunë. Ju garantoj që askush nuk do të largohet nga puna.  Sa i përket prioritetit kemi rrugën dytësore Gostivar – Tetovë pasi aty janë të përqendruar biznesi i mesëm dhe i madh”, tha Xhemaili.

Sa i përket çështjes së deponisë së egër Xhemaili tha se kjo është paraparë në platformën e kësaj partie.

“Ne planifikojmë që të bëjmë një rikonstruim të NPK ‘Sharri’, sepse faktikisht ajo doli si falimentuese dhe nuk është aspak transparente me qytetarët. Ne verën që lamë pas kishim deponi të gjallë pothuajse në të gjitha vendbanimet e kësaj komune.  Ne do të marrim iniciativë për ndërtimin e një impianti rajonal për asgjësimin e mbeturinave. Njëkohësisht mendojmë edhe të ngrejmë vetëdijen e qytetarëve. Faktikisht kemi firma shumë të interesuara të cilat sjellin edhe koshat e veçantë vetëm që të bëjmë ne ndarjen e mbeturinave”, tha Xhemaili.

Migrimi në këtë komunë është shumë i madh, për të cilin kanë kontribuuar kushtet e rënda ekonomike dhe papunësia. Xhemaili premtoi se do të zbutet kjo situatë, duke thënë se asnjë nuk do të largohet nga puna nëse për të njejtën plotëson kushtet.

Kanalizimi është një problem tjetër serioz i kësaj komune, ku në debatet parazgjedhore Xhemaili u zotua se që do të fillojë një projekt për rregullimin dhe mirëmbajtjen e tij.

“Ky është një problem shumë i madh për komunën tonë dhe unë zotohem se do ta fillojmë një projekt të tillë edhe pse ka një kosto shumë të madhe por duhet të bëhet pasi që është pjesë e patjetërsueshme e vendbanimeve tona. Ky projekt ekziston në komunë vetëm problemi është sigurimi i fondeve për realizimin e tij. Ne në afatin katër vjeçar kjo komunë do të bëhet me kanalizim”, tha Xhemaili.

Ai gjithashtu premtoi se do të bëhet plan i ri urbanistik i detajuar.

“Do të bëjmë plan të ri urbanistik të detajuar. Ndërkaq për pronat e uzurpuara ekzistojnë forma ligjore të cilat vendosin se a do kthehet apo jo, a janë apo nuk janë të uzurpuara.  Nuk duhet të nisemi vetëm nga pre supozimi i dikujt. Nëse ka pronë të uzurpuar dhe nuk ka ndërtim, atëherë ajo menjëherë do të kthehet por nëse ka pronë të uzurpuar dhe në të është ndërtuar, atëherë duhet të gjendet një kompromis ”, tha Xhemaili.

Sa i përket turizmit ai premtoi se në programin e ASH është paraparë zhvillimi i turizmit malor.

“Kjo nënkupton alpinizëm, çiklizëm, motoçiklizëm dhe promovim i liqeneve dhe eko-turizëm. Ne kemi dy liqene shumë të bukura të cilat janë atraksion për turistët sidomos nga Polonia. Kjo fushë është shumë e ndërlidhur me infrastrukturën. Ne do të mundohemi të hapim rrugë edhe për blegtorët ku njerëzit do të mund të shkojnë dhe ti vizitojnë stanet. Gjithashtu nga buxheti do të ndahen mjete edhe për ndërtimin e një shtëpie malore që do të kushtonte rreth 40-50 mijë euro”, premtoi Xhemaili.

Lidhur me klubet e natës në këtë komunë, për të cilat qytetarët kanë mjaft ankesa, Xhemaili tha se për ato apo për funksionimin e tyre ekziston një rregullore, një ligj të cilat do të duhet të respektohen që ai të funksionojë në mënyrë normale dhe ligjore.

Për borxhin e kësaj komune Xhemaili tha se nuk ka shifër të saktë si pasojë e mungesës së transparencës nga ana e komunës. Ai tha “ne do nisim nga pika zero, duke e bartur borxhin, ngase ai është borxh që duhet patjetër të kthehet po ajo është nën kompetencë të ministrisë së drejtësisë dhe financës“.

Dhe në fund Xhemaili premtoi se do të ketë sektor të IT i cili do të mirëmbajë faqen e komunës në të cilën do të publikohen të gjitha hyrjet dhe daljet të mjeteve të kësaj komune, çdo tender, gjithçka do të jetë publike, do të thotë, premtoi transparencë të plotë.

  1. LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  3. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  4. LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
  5. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  6. LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
  7. LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
  8. LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës 
  9. LEXO:  Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
  10. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  11. LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
  12. LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
  13. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
  14. LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po e depolitizoj arsimin-per nje muaj i nderoj te gjithe drejtorat e shkollave.
    Emroj drejtor prej te punesuarve,prej ruge,para penzionimit

Leave a Reply to Punetor arsimi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button