“Ose me ne, ose me Rusinë”, Iviça Daçiç ankohet ndaj deklaratës së Bryan Hoyt Yee

Deklarata e zëvendës ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, Bryan Hoyt Yee, se Serbia nuk mund të ulet njëkohësisht në dy karrige, duke lënë të nënkuptuar marrëdhënien e saj me Rusinë dhe BE, ka ngjallur reagime të ashpra në Beograd, shkruan gazeta Tema.

I pari që reagoi ishte ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, i cili ia përcolli shqetësimin e tij sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tilerson.

“I tërhoqa vëmendjen në atë se ndryshimet në politikën amerikane duhet të i bëjnë vetëm presidenti, zëvendës-presidenti dhe ministri i Jashtëm, duke marrë parasysh që përfaqësuesit e establishmentit të vjetër nuk mund t’a bëjnë këtë, sepse e mbrojnë politikën e tyre të viteve 1990”, mësohet t’i jetë shprehur Dacic sekretarit amerikan të shtetit gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave të OSBE-së në Vjenë.

“Serbia mund të ketë marrëdhënie më të mira me Amerikën, vetëm nëse përqendrohet tek Trump dhe administrata e tij. Kur e them këtë, mendoj në Tillerson dhe Pens, jo në Departamentin e Shtetit. Sepse në Departamentin e Shtetit ende punojnë njerëzit që e kanë shkruar krejt atë çfarë ka ndodhur në 20-30 vitet e fundit. Ata nuk ndryshojnë mendje”, ishte shprehur ai, shkruan infoshqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button